Artikull
Presidenti dhe ambasadorët e BE-së diskutuan situatën në vend
Premte 5 Dhjetor 2025 11:35
Premte, 5 Dhjetor 2025, 11:35
FOTO: Presidenca
Madhësia e shkronjave
Sfida për Bashkimin Evropian nga veprimet ushtarake në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, qasjet për arritjen e paqes së qëndrueshme, ndikimi negativ i konflikteve ushtarake mbi sigurinë, stabilitetin, sistemet sociale dhe ekonomike të Evropës, si dhe arritja e autonomisë strategjike të BE-së – këto tema diskutuan presidenti Rumen Radev dhe ambasadorët e BE-së në Ambasadën e Danimarkës, njoftoi Qendra e Shtypit e Presidencës. Takimi u organizua me iniciativën e ambasadorit Fleming Stender, në kuadër të kryesisë daneze të Këshillit të BE-së. Në takim morën pjesë gjithashtu zv/presidentja Iliana Jotova dhe kreu i Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari, Jordanka Çobanova. U diskutuan edhe proceset aktuale shoqërore në Bullgari. “BE-ja duhet të jetë një aktor i fuqishëm. Duhet të forcojmë Evropën politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht”, theksoi ambasadori Stender.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova