Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Kod i verdhë për reshje të rrezikshme për 16 rajone në Bullgarinë Veriore dhe Jugore
Premte 5 Dhjetor 2025 19:35
Premte, 5 Dhjetor 2025, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë rajone. Sasia më e madhe e reshjeve pritet kryesisht në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore. Në pjesët juglindore të vendit reshjet do të jenë herë pas here intensive dhe të shoqëruara me bubullima në zona të izoluara. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në rajonet lindore erë e fortë veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 12°, ndërsa në kryeqytet do të arrijnë rreth 7°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe erë e fortë veriperëndimore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 13 deri në 15°. Uji i detit do të jetë 14–15°. Valët e detit do të arrijnë deri në 3–4 ballë.
Në malet do të mbajë mot i vranët dhe me shi. Mbi 1500–1700 m mbi nivelin e detit do të bjerë dëborë. Sasia më e madhe e reshjeve pritet në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet. Reshje të konsiderueshme do të ketë gjithashtu në rajonin perëndimor të malit Stara Pllanina dhe në malet Rilla dhe Rodopa, ndërsa në Stranxha reshjet do të jenë herë pas here intensive. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë juglindore. Temperatura maksimale mbi nivelin e detit do të jetë rreth 5° në 1200 m dhe rreth 0° në 2000 m.
Të dielën reshjet gradualisht do të ndalen, më vonë në rajonet lindore. Vranësira do të mbetet e konsiderueshme, era do të dobësohet dhe do të fryjë nga veriu. Temperaturat minimale do të jenë më të ulëta, ndërsa ato ditore do të rriten me një-dy gradë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova