Artikull
Bullgaria është ndër vendet më të prekura të BE-së nga zjarret në vitin 2024
Premte 5 Dhjetor 2025 18:05
Premte, 5 Dhjetor 2025, 18:05
FOTO: president.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja janë ndër vendet më të prekura të BE-së nga zjarret me një sipërfaqe totale të djegur prej 334,940 hektarësh, tregon Raporti mbi Zjarret në Pyje në vitin 2024, të shpallur nga Komisioni Evropian. Sipas dokumentit, sezoni i zjarreve në Evropë po bëhet më i gjatë dhe më intensiv.
Sot, me rastin e Ditës së
Vullnetarizmit, Presidenti Rumen Radev i vlerësoi zjarrfikësit dhe vullnetarët
me Medaljen Presidenciale të Nderit për pjesëmarrjen e tyre aktive në
kontrollin e zjarreve gjatë vitit 2025. Në përshëndetjen e tij, ai kujtoi
sprovat e rënda që temperaturat e larta të verës i sollën vendit dhe zjarret në
shkallë të gjerë që krijuan rreziqe për jetën dhe pronën e mijëra qytetarëve
bullgarë, zonat natyrore dhe infrastrukturën në zonat e prekura.
Ndërkohë, zjarrfikësit nga Varna morën pjesë në një sesion fotografik për një kalendar bamirësie për vitin 2026 në kuadër të iniciativës "Me dashuri për fëmijët, në kujtim të baballarëve heronj". Fondet nga shitja e kalendarit do të përdoren për të ndihmuar fëmijët e kolegëve të tyre që u lënduan ose vdiqën në punë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva