KULTURË

Artikull

Një ekspozitë na tregon për fotografinë bullgare në shekullin e 20-të

Dielë, 7 Dhjetor 2025, 06:05

Një ekspozitë na tregon për fotografinë bullgare në shekullin e 20-të

FOTO: sghg.bg

Madhësia e shkronjave

"Më shumë se një fotografi. Historia e fotografisë bullgare në shekullin e 20-të" - ky është emri i ekspozitës, e cila po përgatitet nga Galeria e Artit е Qytetit të Sofjes dhe do t'i prezantohet publikut të kryeqytetit nga 9 dhjetori 2025 deri më 9 mars 2026. Qëllimi i saj nuk është vetëm të tregojë për zhvillimin e fotografisë bullgare nga viti 1900 deri në vitin 2000, por edhe të na çojë nga portretet e hershme në studio dhe kronikat e modernitetit deri te fotografia autoriale e fundit të shekullit. Ajo përfshin mbi 300 fotografi nga më shumë se 100 autorë bullgarë, të cilët ndërtojnë historinë e gjallë të fotografisë si art, dëshmi dhe rrëfim personal. Prioriteti i saj janë artistët dhe veprat me një kontribut të rëndësishëm në formimin e estetikës fotografike në Bullgari.

 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva