LAJME

Artikull

U zbulua një skemë mashtrimi tatimor ndërkufitar me vlerë mbi 13 milionë euro

Shtunë, 6 Dhjetor 2025, 06:10

U zbulua një skemë mashtrimi tatimor ndërkufitar me vlerë mbi 13 milionë euro

FOTO: eppo.europa.eu

Madhësia e shkronjave

Mbi 80 kontrolle u kryen në nëntë qytete të Bullgarisë si pjesë e një hetimi mbi mashtrimin ndërkufitar me TVSH-në që shkaktoi dëme prej mbi 13 milionë eurosh.  

Veprimet u kryen me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Publik Europian. Gjashtë shtetas bullgarë u arrestuan, raportoi korrespondentja jonë në Bruksel, Angelina Piskova. 

Në fokus të Zyrës së Prokurorit Publik Europian është një grup kriminal që vepron që nga viti 2019 dhe që ka kryer mashtrime me TVSH-në - një skemë komplekse që përfiton nga rregullat e BE-së për transaksionet ndërkufitare midis shteteve anëtare, pasi ato janë të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar.  

Transaksione tregtare fiktive u deklaruan përmes më shumë se 60 kompanive në Bullgari, Greqi dhe Rumani, me qëllim që të kërkoheshin rimbursime të TVSH-së nga autoritetet kombëtare tatimore, për të cilat të dyshuarit nuk kishin të drejtë, pasi furnizuesit e dyshuar, gjithashtu të kontrolluar nga grupi, u zhdukën pa bërë asnjë pagesë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva