Artikull
Hënë 8 Dhjetor 2025 12:35
Hënë, 8 Dhjetor 2025, 12:35
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Vota e mosbesimit, e cila do të diskutohet dhe votohet këtë javë, është e ndryshme nga ato të mëparshmet, sepse ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të qytetarëve, u tha gazetarëve Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova. Ajo mori pjesë në hapjen e një diskutimi publik me temën “Bullgaria dhe buxheti i ri evropian 2028-2034: qëllime dhe mundësi”.
Lidhur me projektbuxhetin e ri shtetëror për vitin e ardhshëm, Ilijana Jotova shprehu shqetësime se një tabelë kontabiliteti do të zëvendësohet nga një tjetër pa asnjë aluzion për politikat dhe reformat që janë të nevojshme për vendin tonë.
"Dialogu është i mundur, mund të ketë një qëndrim krejtësisht të ndryshëm ndaj të gjithë partnerëve dhe ndaj shoqërisë bullgare. Do t'i këshilloja ata të përqendrohen në komunikimin verbal herën tjetër", tha gjithashtu Zëvendëspresidentja.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva