Hënë 8 Dhjetor 2025 19:40
Hënë, 8 Dhjetor 2025, 19:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Natën moti do të jetë kryesisht i kthjellët në rajonet perëndimore, ndërsa në pjesën tjetër të vendit vranësirat do të jetë të konsiderueshme. Do të ketë mjegull në disa vende të caktuara në fusha dhe lugina. Nesër, 9 dhjetor, mbi Bullgarinë Veriore do të ketë vranësira të konsiderueshme, në shumë vende - kryesisht përgjatë Danubit, me dukshmëri të reduktuar. Në rajonet jugore moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë perëndimore. Temperaturat minimale do të jenë midis 1° dhe 6°, në Sofje - rreth 2°, maksimalet - midis 6° dhe 11°, në Sofje - rreth 9°.
Në male do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e moderuar veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 6°, dhe në 2000 m - rreth 2°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbizotërojë mot me diell, në orët e mëngjesit përgjatë bregdetit verior moti do të jetë me vranësira të konsiderueshme dhe dukshmëri të reduktuar. Do të fryjë erë e moderuar veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë 7°-10°, temperaturat e ujit të detit do të jenë 13°-14°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva