Artikull
Bullgaria pyet Turqinë për cisternën “Kairos”, e braktisur në ujërat bullgare
Hënë 8 Dhjetor 2025 15:26
Hënë, 8 Dhjetor 2025, 15:26
FOTO: mfa.bg
Madhësia e shkronjave
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit Grozdan Karaxhov zhvilluan një takim me ambasadorin e Turqisë në Bullgari, Mehmet Ujanëk. Takimi u kërkua nga pala bullgare për të sqaruar rrethanat rreth incidentit me cisternën “Kairos”, e cila hodhi spirancë pranë Ahtopolit. Karaxhov paraqiti informacion të detajuar për tërheqjen me rimorkio të cisternës “Kairos” nga ujërat turke drejt ujërave territoriale bullgare. Të dhënat tregojnë qartë lëvizjen drejt bregut bullgar, hyrjen në ujërat territoriale bullgare dhe braktisjen e cisternës 6 milje larg vijës bregdetare.
Ambasadori Ujanëk njoftoi se institucionet turke tashmë po hetojnë rastin. Veprimet e përmendura u kryen nga një kompani private dhe shteti turk nuk u informua paraprakisht për to.
FOTO: BTA
“Kairos” është bllokuar pranë vendbanimit bregdetar bullgar Ahtopol tashmë për ditën e katërt. Ai u godit nga dronë ukrainas pranë Bosforit. Më pas u tërhoq me rimorkio nga një rimorkiator turk dhe u braktis në ujërat tona. Një pjesë e ekuipazhit prej 10 vetash u evakuuarnga pala bullgare. Tre personat e mbetur në cisternë u furnizua me ushqim dhe ujë. Po merren mostrash të ujit detar midis Sozopolit dhe Rezovos, për të parë nëse ka ndotje. Vëzhgimi i rregullt i ujit nuk ka raportuar devijime nga normat.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova