KULTURË

Artikull

Hapet Panairi i 52-të Ndërkombëtar i Librit në Sofje

Martë, 9 Dhjetor 2025, 04:55

Hapet Panairi i 52-të Ndërkombëtar i Librit në Sofje

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Nga 9 deri më 14 dhjetor 2025, në kryeqytetin e Bullgarisë do të zhvillohet Panairi i 52-të Ndërkombëtar i Librit – ngjarja më e madhe letrare dhe botuese në vend. Në Pallatin Kombëtar të Kulturës, mbi 150 shtëpi botuese do të paraqesin më shumë se 100 000 tituj. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë një program të pasur kulturor. Pjesë e pandashme e panairit është edhe Festivali i 13-të Ndërkombëtar i Letërsisë, i cili edhe këtë vit do të mbledhë në një skenë autorë të njohur bullgarë dhe të huaj, përkthyes dhe ilustrues.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova