Artikull
Këshilli i Ministrave paraqet në parlament projektbuxhetin e rishikuar për 2026
Hënë 8 Dhjetor 2025 16:44
Hënë, 8 Dhjetor 2025, 16:44
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi tre projektet e ligjeve buxhetore (Buxhetin e Shtetit, si dhe buxhetet e Arkës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore dhe Sigurimit Shoqëror Shtetëror) për vitin e ardhshëm dhe do t’i paraqesë ato në Kuvendin Popullor. Më herët, planet financiare morën aprovimin e biznesit dhe të sindikatave gjatë diskutimeve në Këshillin Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh.
Vitin e ardhshëm nuk do të ketë ndryshime në barrën tatimore dhe të sigurimeve; tatimi mbi dividentin nuk do të rritet nga 5% në 10%, dhe kontributi për pension nuk do të rritet me 2 pikë përqindjeje. Gjatë tre viteve të ardhshme do të duhet të shkurtohen 5500 vende të lira pune në administratë.
Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi se Bullgaria duhet të hyjë në vitin 2026 me buxhet të miratuar, në mënyrë që të minimizojë një sërë sfidash që lidhen me aplikimin e euros, raporton gazetarja Cvetelina Stojanova. Inflacioni mesatar vjetor i parashikuar për vitin e ardhshëm është 3.5%, ndërsa deficiti i parashikuar – 3.0% e PBB-së në vitin 2026.
Projektbuxheti fillestar i paraqitur nga qeveria u rishikua pasi varianti i tij i parë çoi në protestat më masive në Bullgari prej vitesh.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova