Hënë 8 Dhjetor 2025 17:23
Hënë, 8 Dhjetor 2025, 17:23
FOTO: mod.bg
Madhësia e shkronjave
Sot është një ditë historike për Forcat tona Detare, sepse pas më shumë se 100 vjetësh, për herë të parë në Bullgari prodhohet një anije luftarake e re nga industria jonë e mbrojtjes. Këtë e tha ministri i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, gjatë një ceremonie solemne për ngritjen e flamurit detar të Bullgarisë mbi anijen e re patrulluese shumëfunksionale modulare “Hrabri”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Zaprjanov ishte kategorik se mbrojtja e ujërave territoriale dhe e zonës ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi mund të garantohet pikërisht me anije si “Hrabri” dhe me personelin e Forcave Detare, i cili i përkushtoi jetën shërbimit të Atdheut.
“Hrabri” është anija e parë nga dy anijet shumëfunksionale modulare patrulluese sipas projektit “Blerja e një anijeje shumëfunksionale modulare patrulluese për Forcat Detare”. Fillimi i ndërtimit të saj u bë më 3 dhjetor 2021 me një ceremoni zyrtare në zonën e Fabrikës për Riparim dhe Ndërtim Anijesh “MTG-Delfin”.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova