KULTURË

Artikull

Një botim luksoz zbërthen detajet e pikturave murale në Kishën e Bojanës

Martë, 9 Dhjetor 2025, 05:40

Një botim luksoz zbërthen detajet e pikturave murale në Kishën e Bojanës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pikturat murale të Kishës së Bojanës prezantohen përmes një serie fotografish në albumin luksoz me format të madh “Kisha e Bojanës. Në agimin e Rilindjes”. Më shumë se 50 afreske janë fotografuar në detaje, duke zbuluar nuanca plastike, kromatike dhe psikologjike.

Kisha “Shën Nikolla dhe Shën Pantelejmoni” në lagjen Bojana të Sofjes, ose, siç është më e njohur, Kisha e Bojanës, është e shquar për afresket e saj mesjetare. Ato përfshijnë imazhet e themeluesve nga viti 1258/59, çiftit sebastokrator Kallojan dhe Desisllava, si dhe portretet e familjes mbretërore bullgare të asaj kohe: mbreti Konstantin Tih Asen (1257 – 1277) dhe mbretëresha Irina.Në vitin 1979, kisha u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Albumi prej 184 faqesh publikohet në tre gjuhë – bullgarisht, anglisht dhe frëngjisht.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova