MUZIKË

Artikull

MIA D. kërkon magjinë në folklorin bullgar

Martë, 9 Dhjetor 2025, 07:35

MIA D. kërkon magjinë në folklorin bullgar

FOTO: Facebook/miadiofficial

Madhësia e shkronjave

Maria Dimova – MIA D. këndon që në moshën katër vjeçare. Ajo filloi rrugëtimin e saj nga Ansambli “Bëllgarçe” dhe më pas përvetësoi aftësitë e saj pranë këngëtareve popullore Manka Billçeva dhe Kalinka Sgurova. Më vonë, u pranua në klasën e Etien Levi dhe Neli Marinkova në Universitetin e Ri Bullgar, për t’u rikthyer më pas te folklori bullgar si pjesë e korit “Zërat Kozmikë”, sot i njohur si kori “Vanja Moneva”, ku qëndroi për gati shtatë vjet.

Si një person që e pëlqen të dalë jashtë kufijve të zakonshëm, MIA D. ndihet po aq mirë si në stilin pop – veçanërisht në R&B – ashtu edhe në folklorin tonë bullgar, me të cilin është rritur dhe që për të është më i bukuri.Ajo sillet ndaj folklorit si ndaj diçkaje misterioze, mistike, të pazbërthyeshme, magjike – prandaj e perceptojnë më shumë si një kërkuese të magjisë. Ajo vazhdon ta zhvillojë duke e përditësuar me elemente moderne. Këtë herë na sjell një variant të saj të këngës popullore nga Krahina Folklorike e Trakisë, “Erdhi Ginka”. Mbi të ajo punoi me Shterion Pilidov, i cili bëri aranzhimin, me gajdexhiun Pejo Peev dhe me Dimitër Gançev, i cili është përgjegjës për tingullin.

FOTO: Facebook/miadiofficial

MIA D. ndan një histori interesante e lidhur me këngën, e cila pasqyrohet edhe në videon e xhiruar me një kamerë të vjetër filmi.

“E njoh këtë këngë që nga Ansambli “Bëllgarçe”, nga mësuesja ime Galja Ivanova. Ajo ishte pjesë e një suite trake. Me Shterion Pilidov vendosëm ta ringjallim një këngë që nuk është shumë e njohur. Në të ka shumë simbole – barërat e magjishme të shtojzovalleve, që Ginka po shkonte t’i mblidhte. Gjetëm një shtëpi shumë të bukur përgjatë një shtegu ekologjik – pothuajse e rrënuar, por themelet ishin ruajtur. Desha të theksoj se pa themele dhe pa rrënjë, nuk mund të ecim përpara, jemi të humbur.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova