Artikull
Martë 9 Dhjetor 2025 09:53
Martë, 9 Dhjetor 2025, 09:53
Nikollaj Mlladenov
FOTO: BGNES - arkiv
Madhësia e shkronjave
Diplomati bullgar Nikollaj Mlladenov do të drejtojë një “komision ekzekutiv”
për Rripin e Gazës, i cili do të ketë rol koordinues mes të ashtuquajturit
Këshill i Paqes – i rënë dakord si pjesë e planit të paqes së Donald Trump –
dhe administratës së përkohshme teknokrate palestineze. Këtë e raporton
“Financial Times”, duke iu referuar dy burimeve të mirëinformuara për
përgatitjen e fazës së ardhshme të planit të paqes. Botimi kujton se
ish-ministri i jashtëm dhe ish-ministër i mbrojtjes së Bullgarisë, Nikollaj Mlladenov, ishte i
dërguar i posaçëm i OKB-së për Lindjen e Mesme nga viti 2015 deri në vitin 2020,
dhe gjatë asaj kohe ka qenë në fakt ndërmjetës mes izraelitëve dhe
palestinezëve.
“Financial Times” thekson se fillimisht në planet për administrimin
parashikohej ish-kryeministri britanik Tony Blair, por ai u hoq pas
kundërshtimit të shteteve arabe të përfshira në proces.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova