LAJME

Artikull

DPS – Fillim i ri me mitingje nëpër vend nën moton “Jo urrejtjes!”

Martë, 9 Dhjetor 2025, 10:33

DPS – Fillim i ri me mitingje nëpër vend nën moton “Jo urrejtjes!”

FOTO: “DPS–Fillim i ri”

Madhësia e shkronjave

“DPS–Fillim i ri” organizon sot nga ora 18:00 mitingje nëpër vend nën moton “JO urrejtjes!”, njoftoi qendra e shtypit e formacionit. Sipas njoftimit, mitingjet janë “kundër tensionit politik të nxitur nga opozita, provokimeve dhe përpjekjeve për destabilizimin e shtetit në prag të hapit më të rëndësishëm dhe të fundit drejt integrimit të plotë evropian – vendosjes së euros në Bullgari dhe dështimit të miratimit të buxhetit”. “Shteti duhet të jetë i qëndrueshëm, sepse vetëm kështu mund të punohet për njerëzit, për zgjidhjen e problemeve të tyre kështu që ata të jenë të kënaqur”, tha dje në një takim me simpatizantë në Kërxhali drejtuesi i formacionit, Deljan Peevski.

Mitingje janë të planifikuar në qytetet Veliko Tërnovo, Kërxhali, Vidin, Vraca, Asenovgrad, Razgrad dhe qytete të tjera, përveç Sofjes.

Të mërkurën pritet që në parlament të zhvillohet debati rreth mocionit të gjashtë të mosbesimit ndaj qeverisë, i paraqitur me nënshkrimet e PP-DB, APS dhe MEÇ. Mbështetje deklaroi edhe “Vëzrazhdane”. Për të njëjtën ditë PP-DB organizon protestë në Sofje dhe në qytete të tjera të vendit për “dorëheqjen e qeverisë kukull dhe largimin përfundimtar të Borisovit dhe Peevskit nga pushteti”.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova