Artikull
Martë 9 Dhjetor 2025 11:35
Martë, 9 Dhjetor 2025, 11:35
Rosen Zheljazkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Energjia zë një vend kyç në dialogun tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi shumë të angazhuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e energjisë bërthamore për qëllime civile, për krijimin e një tregu energjetik më të qëndrueshëm, për forcimin e rolit të Bullgarisë si një qendër energjetike rajonale dhe për krijimin e më shumë mundësive për bizneset në të dy anët e Atlantikut. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së Sesionit të Tretë të Dialogut Strategjik mes Bullgarisë dhe SHBA-së, që po mbahet në Këshillin e Ministrave, njofton BTA. Zheljazkov theksoi se vendi shënon përparim të konsiderueshëm në diversifikimin e sektorit energjetik, duke ulur varësinë nga burimet energjetike ruse.
Në sesion ishte i pranishëm edhe Christopher Smith, zëvendës-ndihmës sekretar amerikan i shtetit për Evropën dhe Evrazinë, i cili ndodhet për vizitë në Bullgari në kuadër të forumit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova