LAJME

Artikull

Në Bullgari, gripi tashmë dominon mbi COVID-in

Martë, 9 Dhjetor 2025, 12:13

Angell Kunçev

Angell Kunçev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gripi tashmë dominon mbi COVID-in në fillim të dhjetorit. Për herë të parë, përqindja e mostrave pozitive për grip gjatë javës së fundit kaloi 10–12%. Këtë e tha për bTV inspektori kryesor shtetëror i shëndetësisë, doc. Angell Kunçev. Sipas tij, varianti që po qarkullon më shumë është A(H3N2).

Zakonisht, piku i gripit është në fund të janarit. Nëse vala fillon para pushimeve më të gjata të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, përhapja epidemike në vend mund të reduktohet, komentoi për BNR prof. Todor Kantardxhiev, ish-drejtor i Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare. Sipas tij, tani është momenti të marrim më shumë vitamina, pa harruar vitaminën D. Me marrje të zgjatur dhe të tepruar të vitaminës C mund të dëmtohen veshkat, paralajmëroi ai.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova