LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 10 dhjetorin 2025

Mot me vranësira të shpërndara dhe temperatura mesatare

Martë, 9 Dhjetor 2025, 19:35

Parashikimi i motit për 10 dhjetorin 2025

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës mbi vend do të ketë vranësira të larta, ndërsa pas mesnatës në ultësira dhe rreth pellgjeve ujore do të fillojë të formohet vranësirë e ulët ose mjegull. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje – rreth 2°.

Të mërkurën mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara të larta, ndërsa para mesditës në ultësira – vranësirë e ulët ose mjegull. Moti do të jetë pothuajse i qetë me temperatura maksimale ndërmjet 9° dhe 14°, në Sofje – rreth 11°.

Në male do të ketë vranësira të shpërndara të larta. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në majat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin - erë e fortë nga veri-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 8°, në 2000 metra – rreth 4°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë kryesisht vranësira të larta. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 11°. Temperatura e ujit të detit është 12°–14°. Valët në det do të jenë 1–2 ballë.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova