Artikull
Martë 9 Dhjetor 2025 15:51
Martë, 9 Dhjetor 2025, 15:51
FOTO: Presidenca
Madhësia e shkronjave
“Një diskutim i dobishëm me Christopher Smith mbi partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe SHBA-së dhe mundësitë për bashkëpunim dypalësh në fushat e investimeve, mbrojtjes dhe energjisë.” Kjo shkroi në X kreu i shtetit Rumen Radev pas takimit të tij në presidencë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara për Evropën Lindore Christopher Smith.
Presidenti theksoi se në kontekstin e qëllimit të deklaruar të Bashkimit Evropian për të ndaluar gradualisht importin e gazit rus, po hapen perspektiva për rritjen e furnizimeve të gazit natyror të lëngshëm nga SHBA-ja dhe vendet e tjera përmes terminaleve në Greqi dhe Turqi, në të cilat Bullgaria ka qasje. Sipas tij, kjo do të kontribuojë në forcimin e diversifikimit të energjisë jo vetëm të vendit tonë, por edhe të vendeve të tjera në rajon.
Lidhur me modernizimin e ushtrisë sonë, Rumen Radev shprehu qëndrimin se është e nevojshme të thellohet bashkëpunimi industrial, në të cilin industria bullgare e mbrojtjes duhet të përfshihet në mënyrë aktive. Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e partneritetit dypalësh në sektorin e mbrojtjes për modernizimin e modeleve të stërvitjes ushtarake. U shpreh qëndrimi i përbashkët se sigurimi i stabilitetit në rajon është me rëndësi kyçe për stimulimin e shkëmbimit të investimeve, zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e qytetarëve.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva