LAJME

Artikull

Punonjësit e kujdesit shëndetësor protestojnë në të gjithë vendin

Mërkurë, 10 Dhjetor 2025, 05:05

Punonjësit e kujdesit shëndetësor protestojnë në të gjithë vendin

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Shoqata Bullgare e Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor (infermierë, mami, paramedikë, etj.) ka organizuar protesta në të gjithë vendin që nga e mërkura (10 dhjetor). Ata theksojnë se arsyeja për këtë janë premtimet e paplotësuara të qeverisë ndaj profesionistëve të kujdesit shëndetësor për të rritur pagat minimale për të gjithë në sektor dhe mungesa e mundësisë për financim publik të kujdesit shëndetësor ambulator.

Projektbuxheti i ri i Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2026 nuk përfshin fonde për të arritur një pagë minimale fillestare prej 1550 eurosh për profesionistët e kujdesit shëndetësor. Në vend të 260 milionë eurove të premtuara, në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë janë planifikuar vetëm 30 milionë euro, të cilat do të shkojnë vetëm për të krijuar një program për të mbështetur mjekët specializantë, dhe jo infermierët.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva