LAJME

Artikull

Cisterna e dytë e LNG-së nga SHBA për Bulgargaz është pranë Aleksandropolis

Martë, 9 Dhjetor 2025, 16:50

Cisterna e dytë e LNG-së nga SHBA për Bulgargaz është pranë Aleksandropolis

FOTO: Bulgargaz

Madhësia e shkronjave

Shkarkimi i ngarkesës së dytë të gazit të lëngëzuar natyror nga Shtetet e Bashkuara për Bullgarinë ka filluar në terminalin e LNG-së pranë Aleksandropolis në Greqi, njoftoi Bulgargaz. Procesi do të zgjasë dy ditë, pas së cilës karburanti blu do të përdoret për të përmbushur nevojat e klientëve të kompanisë deri në mesin e janarit, kur pritet të mbërrijë ngarkesa e tretë e LNG-së nga Shtetet e Bashkuara. 

Në prani të Drejtorit Ekzekutiv të Bulgargaz, Veselin Sinabov, dhe përfaqësuesve të kompanisë furnizuese, u kryen të gjitha procedurat për lidhjen e cisternës me terminalin. 

Në shtator të këtij viti, kompania kreu katër procedura të suksesshme tenderimi për furnizimin me LNG në terminalin pranë Aleksandropolis, e fundit prej të cilave është për mars 2026. Të gjitha cisternat do të ngarkohen në Shtetet e Bashkuara.

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva