LAJME

Artikull

Shtatë vende diskutojnë çështjet mjedisore rreth lumit Danub

Mërkurë, 10 Dhjetor 2025, 06:05

Shtatë vende diskutojnë çështjet mjedisore rreth lumit Danub

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Përfaqësuesit e 35 organizatave nga shtatë vende do të diskutojnë qasjet e mundshme për të balancuar ekologjinë, sigurinë dhe shfrytëzimin e transportit të lumit Danub. Ata do të marrin pjesë në mbledhjen e përgjithshme të projektit "Restaurimi i sedimenteve të lumit Danub", i cili do të mbahet në Universitetin e Ruses “Angell Kënçev” nga 10 deri më 12 dhjetor. 

"Qëllimi kryesor i projektit është rivendosja dhe menaxhimi i qëndrueshëm i ekuilibrit të sedimenteve, si dhe përmirësimi i cilësisë së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore në pellgun e lumit Danub", tha Viktoria Ivanova nga universiteti, e cituar nga BTA. 

Forumi do të përfshijë përfaqësues të universiteteve, ministrive dhe organizatave joqeveritare që punojnë për të ruajtur ekuilibrin ekologjik dhe biodiversitetin në pellgun e lumit Danub, nga Austria, Bullgaria, Irlanda, Portugalia, Rumania, Ukraina dhe Kroacia.

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva