Artikull
Deputetët diskutuan votimin e ardhshëm të mosbesimit ndaj kabinetit Zheljazkov
Mërkurë 10 Dhjetor 2025 18:26
Mërkurë, 10 Dhjetor 2025, 18:26
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Parlamenti do të votojë një votë mosbesimi ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov nesër, 11 dhjetor, në orën 13:30, pas katër orësh debatesh sot, njoftoi Kryetarja e Asamblesë Kombëtare Raja Nazarjan.
Kërkesa për votim u paraqit nga "Po e Vazhdojmë Ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe u mbështet nga APS dhe MEÇ për dështim në politikën ekonomike.
Bogdan Bogdanov (PP-DB) theksoi
se në muajt e fundit janë vërejtur falimentime në rajone të ndryshme të
kompanive që kanë ekzistuar për dekada, si dhe një rënie prej 11% të
investimeve të huaja. Pavella Mitova ("Ka një popull të tillë" -
pjesë e koalicionit qeverisës) kundërshtoi me argumentin se Bullgaria është e
pesta për sa i përket rritjes së PBB-së, është me rritjen më të madhe të pagave
në BE (13.4%), dhe borxhi shtetëror është i ulët - 24% e PBB-së krahasuar me
82% në BE. Sipas saj, investimet e huaja në vend po rriten, nuk po bien.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti
në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva