Autor
Krasimir Martinov
Enjte 11 Dhjetor 2025 06:05
Enjte, 11 Dhjetor 2025, 06:05
Dani Ilieva
FOTO: Krasimir Martinov
Madhësia e shkronjave
Ajo është vetëm 20 vjeç, por ka më shumë se 200 çmime nga konkurse dhe festivale muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare. Viti 2025 që po kalon i solli Dani Ilievës çmimin e madh (Grand Prix) në edicionin jubilar të 30-të të Festivalit të famshëm FENSFestival në Koper të Sllovenisë , dhe gjithashtu - vendin e parë në Performist Fest në Stamboll të Turqisë . Kënga “A do të puthë” mori një çmim për votën më të madhe të dëgjuesve të renditjes muzikore të Radios Kombëtare Bullgare “BNR Top 20”.
FOTO: Studio Re
Dani Ilieva e dërgon vitin 2025 me një këngë të re - "Marrëzi e butë". Kjo është një këngë pop akustik latin, që tregon për fundin e një dashurie të madhe dhe forcën për të ecur përpara me shpresë dhe besim. Teksti është shkruar nga skenaristi i njohur televiziv Ivan Angellov dhe mësuesja e të folurit në publik Radomira Mihova, muzika është nga kompozitori Eftim Çakërov, ndërsa aranzhimi për kitarë është nga Svetlin Stajkov nga Big Band "Plovdiv".
Kënga shoqërohet nga një videoklip i xhiruar në gjirin ekzotik të Vromos në Detin e Zi. Në të marrin pjesë valltarë nga Amerika, Kina, Ukraina, Italia, Skocia dhe Bullgaria. Kënga arriti vendin e parë në hype-renditjen e YouTube për Bullgarinë që në javën e parë pas publikimit të saj.
FOTO: Studio Re
“Marrëzi e butë” është kënga ime e gjashtë. Është shumë personale për mua, sepse është një këngë për dashurinë e papërgjigjur dhe rrugën ku një person duhet të vazhdojë të shikojë përpara, pasi përjeton ndarjen, dhe të jetojë me shpresën se e pret një dashuri e madhe”, ndau Dani Ilieva në një intervistë për Radio Bullgarinë.
FOTO: Studio Re
Dani Ilieva do të jetë e ftuar e grupit vokal të Radios Kombëtare Bullgare “Radiodeca” (“Radio-Fëmijë”) në matinenë e tyre tradicionale të Krishtlindjeve, e njoftuar për datën 13 dhjetor në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare.
"Do të marr pjesë në një festë shumë të veçantë për Krishtlindje me grupin vokal “Radioodeca”. Jam shumë e emocionuar sepse ata janë shumë të talentuar. Dhe mezi pres të këndojmë së bashku", na tha Dani Ilieva.
Shihni më shumë në arkivin tonë:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva