LAJME

Artikull

Nuk është vërejtur presion i shtuar i migrimit, por proceset janë dinamike

Enjte, 11 Dhjetor 2025, 11:03

Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, Ivan Ivanov

Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, Ivan Ivanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nuk ka presion të shtuar të migrimit në vendin tonë dhe jo më shumë se 20% e qendrave të refugjatëve janë të mbushura, njoftoi Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Refugjatët pranë Këshillit të Ministrave Ivan Ivanov.

Edhe pse të dhënat janë lajme të mira, nuk duhet të qetësohemi, pasi proceset janë shumë dinamike dhe të paparashikueshme, theksoi Ivan Ivanov. Sipas tij, numri i aplikantëve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në Bullgari është i vështirë të parashikohet.

Trafikimi i qenieve njerëzore në Bashkimin Evropian tejkalon 4 miliardë euro - një shumë e madhe, që i afrohet trafikut të drogës. "Ky është një problem i madh me të cilin përballemi çdo ditë dhe duhet ta zgjidhim. Për këtë qëllim, do të ndërtojmë dy qendra të tjera të mbyllura, nga të cilat refugjatëve nuk u lejohet të largohen për të garantuar sigurinë e popullsisë bullgare", tha Kryetari i agjencisë shtetërore.

Vendi ynë u ka dhënë mbrojtje të përkohshme mbi 221,000 ukrainasve, kujtoi Ivan Ivanov. “Bashkimi Evropian e ka zgjatur periudhën edhe për një vit, por pyetja mbetet se çfarë do të ndodhë me këta njerëz pasi të skadojë. Shpresojmë që një pjesë e madhe e tyre do të kthehen kur të mbarojë lufta”, shtoi ai.

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva