LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 12 dhjetorin

Mot me diell dhe pothuajse i qetë në pjesën më të madhe të vendit

Enjte, 11 Dhjetor 2025, 19:40

Parashikimi i motit për 12 dhjetorin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Natën, moti i kthjellët do të mbizotërojë në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në lindje do të ketë vranësira të konsiderueshme. Moti do të jetë pothuajse i qetë. Në mëngjes, do të ketë mjegull, ose re të ulëta në vende të ndryshme në fusha, lugina dhe përgjatë Danubit. Nesër, 12 dhjetor, në shumë vende në Rrafshinën e Danubit, Lludogorie dhe Ultësirën e Epërme Trake, moti do të mbetet me mjegull, ose me re të ulëta. Pasdite, do të shfaqet një erë e moderuar nga perëndimi-veriperëndimi dhe dukshmëria do të përmirësohet. Mot me diell dhe pothuajse i qetë do të mbizotërojë në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1°-3° në luginat e Bullgarisë Jugperëndimore, deri në 4°-8° në rajonet verilindore, dhe maksimalet - midis 8° dhe 13°, pak më të larta në rajonet ekstreme jugperëndimore, në Sofje - rreth 12°. 

Në male, do të jetë kryesisht me diell. Do të ketë një erë të moderuar nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 9°, në 2000 m – rreth 2°. 

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të pakta ose mjegull. Dukshmëria do të përmirësohet në pasdite. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë midis 10° dhe 13°, temperatura e ujit të detit – 11°-14°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva