Artikull
Market Links: Protestat janë një konsolidim publik i paparë
Enjte 11 Dhjetor 2025 13:12
Enjte, 11 Dhjetor 2025, 13:12
FOTO: Market Links/bTV
Madhësia e shkronjave
Protestat po çojnë në një
konsolidim publik të paparë, publiku e di saktësisht për çfarë po proteston - kundër sistemit, kundër Bojko Borisovit
dhe Deljan Peevskit, kundër këtij modeli qeverisjeje dhe kundër buxhetit. Ky
është përfundimi i një studimi të Market Links mbi pakënaqësinë masive të
demonstruar në të gjithë vendin. Agjencia sociologjike thekson se vërehet një
bashkim jashtëzakonisht i rrallë i shoqërisë.
Sipas
82% të të anketuarve, protestat janë kundër modelit të qeverisjes. Nëse zgjedhjet do të
mbaheshin sot, GERB-SDS do të kishte fituar 17% të votave, "Po e Vazhdojmë
Ndryshimin - Bullgaria Demokratike" - 14.7%, "Vëzrazhdane" -
9.3%, "DPS-Fillimi i Ri" - 9.1% dhe MEÇ - 5.3%. Dy parti nga
koalicioni qeverisës do të kishin mbetur jashtë parlamentit – Partia Socialiste
Bullgare (BSP) dhe "Ka një Popull të Tillë" (ITN).
“Modeli ‘Borisov – Pevski’, fakti i qartë se
sistemi gjyqësor nuk funksionon, arrestimet politike, përqendrimi i tepruar i
pushtetit i disa organeve shtetërore dhe reverancat ndaj tyre, softueri i ri
për biznesin i destinuar për të shtypur punonjësit – e gjitha kjo konsiderohet
si vijë ndarëse mes pushtetit dhe njerëzve, raporton gjithashtu ‘Market Links’,
informon BGNES.”
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva