Artikull
Premte 12 Dhjetor 2025 06:30
Premte, 12 Dhjetor 2025, 06:30
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Më 12 dhjetor, Plovdivi do të shënojë festën e esnafeve me një shëtitje në Qytezën e Vjetër dhe ritualin testerlik – rit i përkushtimit në titullin “mjeshtër”. Organizatorë të aktiviteteve me rastin e Ditës së Shën Spiridonit – mbrojtës të zejtarëve – janë Muzeu Etnografik Rajonal i Plovdivit dhe Dhoma Rajonale e Zejtarëve.
Festa do të nisë në orën 10:00 në oborrin e Muzeut Etnografik. Në orën 10:30 prej andej do të niset një shëtitje drejt katedrales “Shën Hyjlindësja”, ku do të mbahet një liturgji solemne. Pas shërbesës, procesioni do të kthehet në muze për kryerjen e zakonit tradicional të marrjes së titullit mjeshtër (testerlik). Këtë vit, gjashtë anëtarë të Dhomës Rajonale të Zejtarëve do të nderohen me titullin “mjeshtër” për kontributet e tyre të rëndësishme si lëkurëpunues, thikëpunues, përpunues artistikë të lëkurës dhe mjeshtër në punimin e stolive. Shtatë ndihmës-mjeshtër (kalfë) do të vlerësohen për zhdërvjelltësi dhe arritje krijuese.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova