Artikull
Bullgaria konfirmoi mbështetjen e saj për integrimin evropian të Ukrainës
Premte 12 Dhjetor 2025 09:40
Premte, 12 Dhjetor 2025, 09:40
FOTO: mfa.bg
Madhësia e shkronjave
Zëvendësministrja e jashtme Elena Shekerletova konfirmoi mbështetjen e Bullgarisë për integrimin evropian të Ukrainës në takimin joformal të ministrave të çështjeve evropiane të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Lvov, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Qëllimi i forumit ishte të theksonte angazhimin e palëkundur të BE-së për të ardhmen evropiane të vendit. Në të, ministrat diskutuan rezultatet e arritura, përparimin në reformat dhe hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit.
Në fjalën e saj, Elena Shekerletova përshëndeti angazhimin e fortë politik të Ukrainës për zbatimin e reformave kyçe të lidhura me BE-në, si dhe përparimin e konsiderueshëm të arritur deri tani pavarësisht rrethanave të vështira. Ajo vlerësoi gjithashtu qëndrimin konstruktiv të vendit në hartimin e Planit të Veprimit për Pakicat Kombëtare dhe shprehu gatishmërinë e Bullgarisë për të ndihmuar me mbështetje teknike dhe ekspertizë për përparimin në reformat kryesore.
Në kuadër të takimit, zëvendësministrja bullgare mori pjesë në një ceremoni në kujtim të viktimave të agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova