Artikull
Sindikatalistë u dorëzuan deputetëve fletushka me 15 pyetje
Premte 12 Dhjetor 2025 10:52
Premte, 12 Dhjetor 2025, 10:52
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Drejtues dhe anëtarë të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) dhe Konfederatës së Punës “Podkrepa” i pritën këtë mëngjes deputetët përpara ndërtesës së Kuvendit Popullor me pyetjen: “Çfarë do të ndodhë me të ardhurat tona në vitin 2026, nëse projektbuxhetet e paraqitura nuk miratohen dhe në vend të tyre ratifikohet një ligj zgjatës për buxhetin e vitit 2025?”, transmeton BGNES.
Sipas fjalëve të presidentit të KNSB-së, Pllamen Dimitrov, të gjitha partitë – përfshirë ish-opozitën –deklaruan se nuk kanë ndërmend të votojnë buxhetin për vitin 2026.
“Që nga mesi i vitit të kaluar ne zhvilluam aksione për shkak të financimit të pamjaftueshëm të sektorëve të ndryshëm. Dje u bë e ditur se ajo që më në fund arritëm të negociojmë si përfitime për punonjësit nuk do të realizohet, sepse ky buxhet nuk do të votohet”, komentoi sindikalisti.
Deputetët morën fletushka me 15 pyetje, njëra prej të cilave ishte nëse do të rriten pagesat për lejen e amësisë. Sipas një pjesëmarrësi në aksion, përgjigjja është “jo”, nëse miratohet Ligji për zgjatjen e buxhetit. “Nëse pyetjet tona nuk marrin përgjigje, do të hyjmë në rolin tonë si sindikata dhe politikanëve do t’u duket shumë ngushtë”, shtoi ai.
“Po të mos ketë buxhet, paga minimale, ajo e mësuesve, e mjekëve, e specialistëve të kujdesit shëndetësor, pagesat e vitit të dytë të lejes së lindjes dhe të gjitha të ardhurat e tjera nuk do të rriten. Kemi rënë dakord për një rritje mes 10% dhe 15%, por dikush vendosi që pas dorëheqjes të sillet si i ofenduar. Të gjithë ata kanë përgjegjësi ndaj popullit, pavarësisht nëse janë në pushtet apo në opozitë”, komentoi kryeekonomisti i KNSB-së, Ljubosllav Kostov. Sipas tij, me një buxhet të zgjatur nuk është e qartë nëse do të ketë para për paga dhe pensione në vitin 2026.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova