Artikull
Premte 12 Dhjetor 2025 11:11
Premte, 12 Dhjetor 2025, 11:11
Kostadin Kostadinov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Partia “Vëzrazhdane” do të paraqesë në protokollin e Kuvendit Popullor një propozim që Këshilli i Ministrave të kërkojë shtyrjen për 1 vit të hyrjes së Bullgarisë në eurozonë, njoftoi lideri i saj, Kostadin Kostadinov. Sipas deputetit, me nenin 5 të Aktit për anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Bashkimin Evropian u dha një përjashtim për hyrjen në eurozonë, i cili u anulua më 8 korrik të këtij viti. Ai shprehet se vendi ynë ka të drejtë të kërkojë zgjatjen e këtij përjashtimi deri më 1 janar 2027 për shkak të rrethanave të papritura dhe të jashtëzakonshme. “Në të drejtë ekziston një term i quajtur “fuqi e pakapërcyeshme”. Kjo fuqi e pakapërcyeshme që ka ndodhur në vendin tonë është fakti që ne, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera që kanë hyrë deri tani në eurozonë, po hyjmë jo vetëm pa një qeveri të rregullt, por edhe pa buxhet”, deklaroi Kostadin Kostadinov.
Partia “Vëzrazhdane” kërkon gjithashtu që presidenti Rumen Radev të thërrasë urgjent Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare për shkak të rreziqeve nga aplikimi i euros në situatën aktuale. Ndër kërkesat e tjera është që të mos asgjësohen levat, të cilat duhet të ruhen në BNB pas 1 janarit, transmetoi reporterja e BNR-së, Maria Fileva.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova