Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Mot me mjegull në ultësira dhe me diell në pjesën tjetër të vendit
Premte 12 Dhjetor 2025 19:35
Premte, 12 Dhjetor 2025, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës, në ultësirat do të mbajë mot me re dhe mjegull, ndërsa mbi zonat malore do të mbajë kryesisht mot i kthjellët. Era do të jetë pothuajse e qetë.
Të shtunën, në shumë rajone të ultësirave dhe luginave, moti do të mbetet me re dhe mjegull, ndërsa rreth dhe pas mesditës dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe retë do të shpërndahen. Në pjesën tjetër të vendit pritet mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në rajonet lindore era do të jetë deri mesatare nga veri-veriperëndimi.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3° dhe 2°, ndërsa në bregdet deri në 6°. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6° deri në 11°, pak më të ulëta në zonat me mjegull të qëndrueshme. Në Sofje, temperatura minimale do të jetë rreth 0°, ndërsa maksimale rreth 7°.
Në malet do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë erë deri mesatare nga veriu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 6°, ndërsa në 2000 metra rreth 0°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë rritje të përkohshme të reve, më të dukshme para mesditës. Do të fryjë erë deri mesatare nga veri-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë midis 10° dhe 12°. Temperatura e ujit të detit është 12°–14°. Valët e detit do të jenë 1–2 ballë.
Të dielën në mëngjes do të mbajë kryesisht mot i kthjellët dhe i qetë, relativisht i ftohtë, me temperatura minimale midis -2° dhe 3°, ndërsa në disa lugina deri në -4°. Në Rrafshinën e Danubit dhe në disa lugina do të ketë mjegull, por që para mesditës, me erën mesatare nga perëndimi-veriperëndimi, dukshmëria do të përmirësohet shpejt. Në pjesën më të madhe të vendit pritet mot kryesisht me diell, me temperatura maksimale midis 7° dhe 12°.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova