Artikull
Dielë 14 Dhjetor 2025 05:55
Dielë, 14 Dhjetor 2025, 05:55
FOTO: Muzeu Virtual i Teatrit të Kukullave
Madhësia e shkronjave
Muzeu Virtual i Teatrit të Kukullave do të hapet më 15 dhjetor në hollin e Akademisë Kombëtare të Artit të Teatrit dhe Filmit në Sofje. Projekti synon ruajtjen afatgjatë të trashëgimisë kulturore të teatrit bullgar të kukullave. “Si artefakte materiale, kukullat plaken, dhe në rast të ruajtjes së gabuar mund të dëmtohen pa rikuperim. Digjitalizimi i tyre dhe prezantimi online do t’u mundësojë studentëve, studiuesve dhe dashamirësve të teatrit të kukullave nga e gjithë bota të njihen me krijimtarinë e artistëve bullgarë të kukullave ndër vite”, theksojnë nga institucioni.
FOTO: Muzeu Virtual i Teatrit të Kukullave
Pas prezantimit, muzeu do të jetë i aksesueshëm lirshëm online, ndërsa krijuesit e tij shpresojnë që me kalimin e kohës të pasurohet me kukulla nga i gjithë vendi, nga shfaqje të kaluara, të tashme dhe të ardhshme.
Projekti realizohet me mbështetjen financiare të Bashkisë së Sofjes dhe është frymëzuar nga praktikat ndërkombëtare të digjitalizimit të trashëgimisë kulturore, të përshtatura në kontekstin e teatrit bullgar të kukullave.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva