Artikull
Zëvendëskryeministri kërkon reagim të KE-së për bllokadën në kufi
Premte 12 Dhjetor 2025 17:48
Premte, 12 Dhjetor 2025, 17:48
Grozdan Karaxhov
FOTO: mtc.government.bg
Madhësia e shkronjave
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov i dërgoi një letër zyrtare Komisionerit të Komisionit Evropian për Transportin e Qëndrueshëm dhe Turizmin, Apostolos Zidzikostas, në lidhje me situatën e ndërlikuar në pikat kufitare midis Bullgarisë dhe Greqisë, të shkaktuar nga bllokadat e prodhuesve bujqësorë grekë. Ai këmbëngul në masa të menjëhershme për të zbatuar një rregullore evropiane që i detyron vendet anëtare të garantojnë lëvizjen e lirë të mallrave dhe të parandalojnë veprimet që kërcënojnë transportin ndërkombëtar.
Në letër thuhet se grevat po bllokojnë pikat kyçe dhe korridoret kryesore të tranzitit. Mjetet e rënda të mallrave që presin të kalojnë në Greqi po bashkohen me radhët e kamionëve që shkojnë në Turqi, gjë që ditët e fundit ka çuar në kolona mbi 30 kilometra në autostradën Marica. "Kjo jo vetëm që shkel lëvizjen e lirë të mallrave në BE, por gjithashtu pengon seriozisht lidhjen midis Bullgarisë, BE-së dhe vendeve të treta", thekson zëvendëskryeministri Karaxhov në letrën e tij.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva