LAJME

Artikull

INSAIT fitoi vendin e dytë në një garë prestigjioze të robotikës në SHBA

Shtunë, 13 Dhjetor 2025, 06:00

INSAIT fitoi vendin e dytë në një garë prestigjioze të robotikës në SHBA

FOTO: INSAIT

Madhësia e shkronjave

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT, pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, fitoi vendin e dytë në garën prestigjioze të robotikës MARS në konferencën NeurIPS në Shtetet e Bashkuara. Konferenca është një nga forumet kryesore botërore për inteligjencën artificiale, njoftoi zyra e shtypit e institutit.

Në konkurrencë me 18 ekipe, INSAIT arriti me metodën e tij CoVLA të zinte vendin e dytë në kategorinë ku robotët duhet të menaxhojnë vetë lëvizjet e tyre dhe të punojnë së bashku. 

FOTO: INSAIT

“Ky është një sfidë e madhe, sepse kur disa robotë punojnë së bashku, ata duhet të koordinohen pa penguar njëri-tjetrin, edhe kur mbulohen mes tyre, ndërsa objektet përreth lëvizin. Kështu bëhet e mundur puna ekipore, por mes makinave”, deklaruan nga INSAIT.

Në garën MARS testohet sa mirë mund të veprojnë së bashku disa robotë – jo thjesht në kushte ideale laboratorike, por ashtu siç do të dukej në një mjedis real.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva