MUZIKË

Artikull

Me Vesi Boneva “Nën yjet”

Hënë, 15 Dhjetor 2025, 06:00

Me Vesi Boneva “Nën yjet”

FOTO: Facebook/Vessy Boneva

Madhësia e shkronjave

E lindur dhe rritur në Plovdiv, ajo ka pushtuar jo vetëm skenat e kryeqytetit, por edhe ato botërore së bashku me kolegun e saj – producent, aranxhues dhe autor i hiteve Svetlin Këslev. Gjatë viteve të fundit Vesi Boneva jeton dhe punon kryesisht në Burgas. Pikërisht aty e ka gjetur frymëzimi për këngën e saj të re “Nën yjet”, siç rrëfen ajo vetë:

“Ky ishte një përjetim shumë magjik. Tashmë kaloj më shumë kohë vetëm në studion në Burgas, pasi kolegu im Svetlin Këslev është më i angazhuar me detyrimet e tij familjare dhe me foshnjën e tij, me të cilën kujdesen tashmë prej gjashtë muajsh. Vendosa që tek unë krijimtaria nuk duhet të ndalet, dhe unë duhet të vazhdoj të krijoj muzikë të re bullgare, qoftë edhe vetëm. Dhe kështu, në një ditë shumë të bukur vere (zakonisht në ditët e verës vijnë këto frymëzime të ngrohta), thjesht më erdhën si rrjedhë teksti dhe melodia, mbi një beat që gjeta. Më pas e pasuruam shumë, ndryshuam të gjithë konceptin. Por ideja dhe mendimi fillestar u ruajtën ashtu siç ishin.”

FOTO: Facebook/Vessy Boneva

Svetlin Këslev bëri aranzhimin bazuar në idenë e Vesi Bonevës për muzikën dhe tekstin. Së bashku ata vendosën ta ftojnë Georgi Dobrevin të marrë pjesë me një performancëme kavall. Për Vesin, gjëja më e bukur në të gjithë projektin rreth kësaj kënge është videoklipi i saj - na kthen te ideja se ne jemi qenie të lidhura me natyrën, kozmosin... që jetojmë midis yjeve.

Shijoni edhe një interpretim të Vesi Bonevës nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva