Artikull
Fryma e Krishtlindjes ndriçoi edhe stacionin e tramvajit “Vishneva”
Shtunë 13 Dhjetor 2025 07:35
Shtunë, 13 Dhjetor 2025, 07:35
FOTO: Ivan Shishiv - stolica.bg
Madhësia e shkronjave
Stacioni romantik i tramvajit “Vishneva”, i ndodhur në Parkun “Kopshti i Borisit”, u shndërrua në një kënd të mrekullueshëm festiv. Para disa ditësh, ai u zbukurua me “veshje” festive, me ndihmën e materialeve natyrore – degë bredhi, pishe dhe drita të ngrohta, të cilat në mbrëmje i japin vendit një atmosferë të rehatshme dimërore.
FOTO: Ivan Shishiev - stolica.bg
Historia e Stacionit “Vishneva” daton nga vitet 30-të të shekullit të kaluar. Në vitin 1933, linja e tramvajit u zgjat deri në lagjen “Lozenec”, me këmbënguljen e banorëve vendas — segmenti i ri u hap zyrtarisht më 3 dhjetor të po atij viti nga atëhershmi kryetar i bashkisë Haralampi Oroshakov.
FOTO: Ivan Shishiev - stolica.bg
Nisma për zbukurimin festiv është pjesë e një programi më të gjerë të Bashkisë së Sofjes, së bashku me “Visit Sofia” dhe “Transportin Elektrik të Kryeqytetit”, i cili përfshin mbi 50 lokacione në qytet dhe 15 zona tematike për fotografi me Plakun e Vitit të Ri, drerë dhe bredha festivë, me qëllim që të sillet atmosferë festive në çdo lagje.
FOTO: Ivan Shishiev - stolica.bg
E shndërruar në një përrallë të vogël dimërore, Stacioni “Vishneva” këtë dhjetor tregon se fryma e Krishtlindjes në Sofje nuk i transformon vetëm sheshet qendrore – nganjëherë ajo shkëlqen me thjeshtësi, mes hapësirave të parqeve dhe shinave të qeta të tramvajit, duke kujtuar se magjia e qytetit është kudo.
FOTO: Ivan Shishiev - stolica.bg
Redktoi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivan Shishiv - stolica.bg
FOTO: Ivan Shishiev - stolica.bg
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova