Artikull
Mrekullia e pushtë Indi – Kopshti Zoologjik i Sofjes me një anëtar të ri alpakë
Dielë 14 Dhjetor 2025 06:55
Dielë, 14 Dhjetor 2025, 06:55
FOTO: Facebook/zoosf
Madhësia e shkronjave
Kopshti Zoologjik i Sofjes prezantoi zyrtarisht anëtarin e ri – alpakën e vogël, e quajtur Indi. Kafsha lindi më 22 shtator, Ditën e Pavarësisë së Bullgarisë, dhe mban emrin zyrtar Snezhko, por është quajtur Indi – nga fjala angleze independent (pavarësi).
Indi ndodhet së bashku me nënën në një sektor më të qetë të kopshtit zoologjik, ku kujdestarët e ndjekin nga afër zhvillimin – nga shtimi në peshë dhe oreksi deri te sjellja dhe adaptimi. I vogli ushqehet me një zëvendësues qumështi special, i cili përmbush nevojat e tij deri sa të forcohet mjaftueshëm për t’u kthyer me të tjerët nga familja e alpakave.
FOTO: Facebook/zoosf
Nga Komuna e Sofjes theksojnë se prindërit dhe ekipi i kophsothit kujdesen në mënyrë të veçantë për Indin, për t’i siguruar atij një fillim të qetë në jetë, dhe se ai do të prezantohet për publikun e gjerë sapo të forcohet dhe të adaptohet në mjedis.
Viti 2025 po rezulton një vit i suksesshëm për Kopshtin Zoologjik të Sofjes – numri i të porsalindurve dhe anëtarëve të rinj të specieve të ndryshme po rritet. Prezantimi i Indit vjen në një kohë kur institucioni po përfundon përgatitjet për sezonin dimëror, dhe kujdesi për rehati dhe mirëqenie të kafshëve të vogla mbetet një nga prioritetet kryesore të ekipit.
Redaktoi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova