Artikull
Rumen Radev na bëri thirrje të kujtojmë mësimet e së kaluarës
Hënë 15 Dhjetor 2025 10:16
Hënë, 15 Dhjetor 2025, 10:16
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Festa e Dritës – Hanuka
– u hap duke ndezur qirinj në Sinagogën Qendrore të Sofjes. Presidenti Rumen
Radev ndezi të parin prej tyre në shandanin ritual, raportoi gazetarja e BNR-së
Cvetelina Stojanova.
“Në kohën e sotme të
sfidave në rritje, pogromeve dhe vrasjeve me bazë etnike, siç ndodhi në
Australi – një kohë kur zëri i humanizmit dhe arsyes mbytet gjithnjë e më shumë
nga urrejtja dhe zhurma e armëve, mesazhi i Hanuka tingëllon edhe më i fortë.
Është gjithashtu një mesazh i fortë paqeje, një mesazh mirëkuptimi, një mesazh tolerance”,
tha kreu i shtetit. Ai shtoi se thirrja e tij është të kujtojmë mësimet e së
kaluarës dhe të qëndrojmë krah për krah për paqen, humanizmin dhe tolerancën,
në mënyrë që të ruajmë mençurinë e paraardhësve tanë dhe t'ua kalojmë atë atyre
pas nesh.
Në ceremoni, komuniteti hebraik dhe të ftuarit zyrtarë nderuan kujtimin e viktimave të sulmit terrorist në Sidnej.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva