LAJME

Artikull

GERB-SDS refuzon të formojë një kabinet brenda këtij parlamenti

Hënë, 15 Dhjetor 2025, 11:10

GERB-SDS refuzon të formojë një kabinet brenda këtij parlamenti

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

GERB-SDS nuk do të marrë pjesë në një kabinet tjetër brenda Asamblesë së 51-të Kombëtare, tha nënkryetarja e grupit parlamentar Denica Saçeva në konsultimet me Presidentin Rumen Radev, të cilat ai po i zhvillon sipas Kushtetutës në një përpjekje për të formuar një qeveri të re. 

Në emër të forcës së saj politike, deputetja i bëri thirrje kreut të shtetit të caktojë një datë për zgjedhje të parakohshme, si dhe të marrë pjesë vetë në votim. "Për ne, hyrja në Presidencë sot është si të hysh në selinë më të madhe partiake në vend", theksoi ajo. 

Në përgjigje të sfidës, Rumen Radev u përgjigj se Presidenca nuk është vendi për të diskutuar nëse macja e Shrëdingerit është e gjallë apo e vdekur. Ai tha gjithashtu se pret që GERB-SDS të tregojë përgjegjësi duke vazhduar të përmbushë detyrat e veta. "Qytetarët presin stabilitet në qeveri, pavarësisht se çfarë është ajo", theksoi kreu i shtetit. 

“Në orët e ardhshme do të paraqitet një buxhet shtesë dhe do të bëjmë gjithçka të nevojshme që ai të shqyrtohet nga komisionet dhe në sallën plenare”, u përgjigj Denica Saceva.

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva