Hënë 15 Dhjetor 2025 12:48
Hënë, 15 Dhjetor 2025, 12:48
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Tankeri “Kairos”, i
braktisur në ujërat bullgare, u nis këtë mëngjes nga zona e Ahtopolit, i
tërhequr nga tre rimorkiatorë, raportoi gazetarja e BNR në Burgas, Daniella
Kostadinova. Ai do të zhvendoset në Gjirin e Burgasit dhe do të qëndrojë aty
derisa pronari i anijes të shpallë çfarë veprimesh do të ndërmarrë.
Mjeti lundrues, i cili
peshon 80 mijë tonë, qëndroi i ankoruar pranë Ahtopolit për më shumë se një
javë. Shteti ka dhënë 1,2 milionë leva (613 550 euro) për tërheqjen e tij të
sigurt dhe do të kërkojë mjetet nga pronari i “Kairos”.
Pritet që tankeri të ankorojë rreth orës 20:00 sonte pranë Burgasit.”
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva