LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 16 dhjetorin

Mot me diell me temperatura deri në 12 gradë

Hënë, 15 Dhjetor 2025, 19:40

Parashikimi i motit për 16 dhjetorin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Natën do të jetë e kthjellët dhe e qetë dhe përsëri në shumë vende në fusha dhe lugina do të formohet mjegull ose re të ulëta. Të martën, 16 dhjetor, para mesditës në fushat dhe luginat do të jetë me mjegull ose me vranësira të ulëta. Pasdite mbi pjesën më të madhe të vendit do të jetë me diell dhe e qetë. Temperaturat minimale do të jenë midis minus 4° dhe 1°, në Sofje - rreth minus 2°, ato maksimale - midis 7° dhe 12°, më të ulëta - në vendet me mjegull të përhershme, në Sofje - rreth 9°. 

Në male do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu-verilindja, e cila do të fillojë të orientohet nga lindja-juglindja në pasdite. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 9°, në 2000 m - 4°-5°. 

Mbi Detin e Zi do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi, pasdite nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 10°-12°, temperatura e ujit të detit është 11°-13°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva