LAJME

Artikull

Presidenti vazhdon konsultimet për një kabinet të ri në parlamentin e 51-të

Martë, 16 Dhjetor 2025, 04:50

Presidenti vazhdon konsultimet për një kabinet të ri në parlamentin e 51-të

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në përputhje me dispozitat e Kushtetutës, presidenti Rumen Radev vazhdon sot, 16 dhjetor, konsultimet me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Legjislaturën e 51-të të Kuvendin Popullor. Në orën 10:00 presidenti do të presë përfaqësuesit e grupit parlamentar “Vëzrazhdane”, ndërsa një orë e gjysmë më vonë – ata të DPS – Fillimi i Ri. Në konsultimet e djeshme, më 15 dhjetor, nga GERB-SDS dhe nga “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) deklaruan para kreut të shtetit se një qeveri e re në kuadër të parlamentit aktual nuk është e mundur dhe duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa një buxhet i ri duhet të miratohet nga një qeveri e re e rregullt.”

 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva