MUZIKË

Artikull

Ersin Mustafov me mesazhe pozitive edhe në projektin e tij të dytë solo

Martë, 16 Dhjetor 2025, 06:05

Ersin Mustafov me mesazhe pozitive edhe në projektin e tij të dytë solo

FOTO: Facebook/Ersin Mustafov

Madhësia e shkronjave

I njohur kryesisht si frontmeni i JEREMY? – një nga grupet më të ndritshme rock në Bullgari sot, në vitin 2024 Ersin Mustafov hapi perden dhe tregoi kërkime muzikore më të ndryshme me këngën e tij të parë solo “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”. Tani ai është gati edhe me të dytën – “Mëngjeset e dashurisë”, e cila forcon drejtimin e projektit të tij solo. Ideja për të daton prej kohësh, por gjatë pandemisë së Covid-it Ersini vendosi se kishte ardhur koha e duhur për të realizuar këngët e shumta të krijuara prej tij.

Të dyja këngët dallohen me mesazhe pozitive, të përcjella në gjuhën bullgare – gjë që rezulton veçanërisht e rëndësishme për muzikantin.

“Ne me JEREMY? prej më shumë se dhjetë vitesh këndojmë në anglisht, prandaj vendosa që në projektin tim solo të këndoj vetëm në gjuhën bullgare. Dhe mendova se ndoshta pikërisht aty qëndron forca ime – sepse në projektin solo i shkruaj tekstet vetëm unë.”

Përveçse është autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit të “Mëngjeset e dashurisë”, Ersin regjistron vetë shumicën e instrumenteve – me përjashtim të daulleve, për të cilat edhe këtë herë i drejtohet Martin Profirov nga grupi P.I.F. Priten edhe këngët e ardhshme solo të Ersin Mustafovit, i cili ndau se po ecën në drejtim të një albumi solo.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva