Artikull
Cisterna e dëmtuar dhe e sanksionuar “KAIROS” mbetet e ankoruar pranë Burgasit
Martë 16 Dhjetor 2025 09:39
Martë, 16 Dhjetor 2025, 09:39
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Përfundoi tërheqja e cisternës “KAIROS” nga zona e Ahtopolit. Anija u ankorua në Gjirin e Burgasit, në mënyrë që të mos paraqesë rrezik për lundrimin detar. Pas përllogaritjes së të gjitha shpenzimeve të bëra nga shteti për cisternën, shuma do t’i kërkohet pronarit kinez. Vetëm pas pagesës së saj ai do të mund ta nxjerrë anijen nga ujërat bullgare, njofton BTA.
Mjeti lundrues, i gjatë 286 metra, ka motor jashtë funksionit dhe, për shkak të një çarje, ka ujë në dhomën e makinave, tha drejtori i “Administratës Detare” në Burgas, kapiten Zhivko Petrov. Ai sqaroi se “KAIROS” nuk mund të hyjë në port për shkak të përmasave të saj. “KAIROS” u braktis nga një rimorkiator turk në ujërat territoriale bullgare më 5 dhjetor. Autoritetet bullgare thanë se arsyeja ishte moti i keq. Anija është e sanksionuar nga BE-ja për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova