Artikull
Me përjashtim, Bullgaria pranoi anglishten si gjuhë pune për çështje në BE
Martë 16 Dhjetor 2025 09:55
Martë, 16 Dhjetor 2025, 09:55
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qeveria në dorëheqje i ngarkoi ministrit të financave të heqë dorë nga të drejtat gjuhësore gjatë nxjerrjes së një vendimi në kuadër të një procedure para Komisionit Evropian, njoftoi shërbimi informativ i qeverisë. Kështu, gjuha angleze do të përdoret si gjuhë pune për miratimin dhe njoftimin e vendimeve.
Qeveria bullgare, në mënyrë të jashtëzakonshme, pranon të heqë dorë nga të drejtat e saj të parashikuara në Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian, sipas të cilit tekstet nga BE-ja drejtuar institucioneve të një shteti anëtar ose personave nën juridiksionin e një shteti anëtar hartohen në gjuhën e atij shteti.
Me heqjen dorë nga të drejtat gjuhësore synohet arritja e një shpejtësie më të madhe në nxjerrjen dhe komunikimin e vendimeve për procedura të caktuara të Komisionit Evropian dhe vendimeve të Gjykatës së BE-së lidhur me raste të dhënies së ndihmës shtetërore të parregullt.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova