LAJME

Artikull

Sofja pret sigurimin e financimit të nevojshëm ndërkombëtar për Ukrainën

Martë, 16 Dhjetor 2025, 10:33

Georg Georgiev

Georg Georgiev

FOTO: mfa.bg

Madhësia e shkronjave

Vetëm Ukraina ka të drejtën të marrë vendime për çështje të ndjeshme, përfshirë edhe ato territoriale, deklaroi ministri i jashtëm në dorëheqje, Georg Georgiev, gjatë mbledhjes së fundit të rregullt për vitin 2025 të Këshillit të BE-së për Punët e Jashtme, të mbajtur në Bruksel. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Këshilli diskutoi gjithashtu situatën në Ukrainë me pjesëmarrjen e ministrit të jashtëm ukrainas, Andrij Sibiga. Në fjalinë e tij, Georg Georgiev theksoi se Sofja e mirëpret miratimin e të ashtuquajturës paketë e vogël sanksionesh kundër “flotës hije” ruse, e cila mbështet drejtpërdrejt makinën ushtarake ruse. Në këtë kontekst u theksua edhe roli i rëndësishëm i Detit të Zi për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

“Paralelisht me përpjekjet brenda BE-së, është e nevojshme të forcohen kontaktet intensive me partnerët kryesorë ndërkombëtarë, me qëllim sigurimin e një financimi të qëndrueshëm dhe të mjaftueshëm në mbështetje të Ukrainës”, deklaroi Georgiev.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova