Artikull
Nga “Vëzrazhdane” kërkuan zgjedhje të shpejta, të parakohshme parlamentare
Martë 16 Dhjetor 2025 11:54
Martë, 16 Dhjetor 2025, 11:54
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Partia
“Vëzrazhdane” i kërkoi presidentit Rumen Radev zgjedhje në mars të vitit 2026.
Kjo ndodhi gjatë konsultimeve politike me forcat parlamentare pas dorëheqjes së
qeverisë. “Ne mendojmë se nuk duhet të
humbasim kohën e popullit bullgar dhe kohën historike të Bullgarisë, e cila
fjalë për fjalë po mbaron”, tha Kostadinov, duke vënë në pikëpyetje
ligjshmërinë e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, për shkak të
kasimit të pjesshëm të zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese dhe hyrjes së një
partie të re në parlament. Politikani kërkoi që presidenti të përgjigjej “a
është për levën bullgare apo për euron” dhe të thërriste Këshillin Konsultativ
për Sigurinë Kombëtare lidhur me çështjen e vendosjes së monedhës së përbashkët
evropiane.
“Edhe ju, ashtu si partitë e tjera politike, dëshironi t’i shndërroni
konsultimet në një skenë për agjitacion parazgjedhor”, u përgjigj Radev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova