LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 17 dhjetorin 2025

Mëngjesi do të jetë i mjegullt dhe i ftohtë, por gjatë ditës moti do të jetë me diell

Martë, 16 Dhjetor 2025, 19:35

Parashikimi i motit për 17 dhjetorin 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga minus 5 deri në 3°C, ndërsa në Sofje rreth minus 3°C. Para mesditës, në fushat dhe ultësirat do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore. Në pjesën tjetër të vendit do të mbizotërojë moti me diell, me vranësira të shpërndara mesatare dhe të larta. Do të jetë pothuajse pa erë, ndërsa në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga jugu–juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 12°C, në kryeqytet rreth 8°C.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu–juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 10 deri në 12°C. Temperatura e ujit të detit është 11–13°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.

Në malet do të mbizotërojë moti me diell, me vranësira të shpërndara mesatare dhe të larta. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në pjesët më të larta deri mesatare, nga jugu–jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 11°C, ndërsa në 2000 m rreth 5°C.

Të enjten do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, dukshmëria në shumicën e rajoneve do të përmirësohet, ndërsa vranësirat do të shpërndahen. Temperaturat ditore do të rriten dhe do të luhaten ndërmjet 10 dhe 15°C.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova