Artikull
“DPS – Fillim i Ri” kërkon votim elektronik, por me pajisje të tjera
Martë 16 Dhjetor 2025 12:55
Martë, 16 Dhjetor 2025, 12:55
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ngjarjet që ndodhën tregojnë qartë se ky parlament e ka përfunduar jetën e tij politike. Kështu u shpreh përfaqësuesi i partisë “DPS – Fillim i Ri”, Jordan Conev, gjatë konsultimeve me presidentin pas dorëheqjes së qeverisë. “Parlamenti duhej të miratonte një buxhet të rregullt dhe jo një buxhet të zgjatur. Por në këtë situatë do ta mbështesim edhe një buxhet të zgjatur”, tha Conev. Ai kujtoi se partia e Deljan Peevskit i dha mbështetje koalicionit qeverisës me vetëdijen e qartë se kriza e vazhdueshme e viteve të fundit duhej të gjente një zgjidhje. “Ne kemi mbështetur politika dhe nuk kemi marrë pjesë në pushtetin ekzekutiv”, pohon Conev. Sipas tij, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor pa dyshim duhet të sigurojë ndryshime në Kodin Zgjedhor, të cilat të garantojnë një proces edhe më transparent. “Ne vazhdojmë të insistojmë për votim elektronik, por jo me këto pajisje që janë plotësisht të komprometuara”, theksoi deputeti.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova